![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/digjet-banesa-e-kengetareve-naim-abazi-e-mihrije-braha_646fb330165ba.jpeg?resize=960%2C540&ssl=1)
Banesa e këngetarëve Naim Abazi e Mihrije Braha në Prishtinë është përfshirë nga zjarri.
Lajmin e ka konfirmua këngëtari Naim Abazi, duke konfirmuar se njerëzit kanë shpëtuar.
“Po është djegë po kemi kemi shpëtu mirë, njerëzit janë mirë”, tha Abazi .
I pyetur se cili ka mundur të jetë shkaku i shpërthimit të zjarrit, ai u përgjigj “si duket rryma”.
Ai tha se në vendngjarje ka qenë e pranishme edhe Policia e Kosovës, ndërsa në momentet kritike tha se në banesë ka qenë djali i tyre së bashku me partneren.
Këngëtari nuk dha detaje nëse bëhet fjalë për dëme të mëdha materiale.