Lajme

Dua Lipa s’i ndahet Greqisë, viziton Akropolin (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së bashku me partnerin e saj të ri Romain Gavras, janë duke shijuar këto ditë të nxehta korriku në plazhin e Sifnos, Greqi.

Ylli i muzikës Pop ka shpërndarë disa foto të reja, ku përpos plazhit, ka vizituar Akropolin, një qytet-kështjellë i lashtë i vendosur në një ngritje shkëmbore mbi qytetin e Athinës dhe përmban rrënojat e disa ndërtesave antike me rëndësi të madhe arkitekturore e historike.

Gjatë qëndrimit në Greqi, Dua Lipa shijoi verën greke, detin, plazhet, fshatrat piktoreske të Sifnosit dhe shëtitjet në natyrë. Duket se plazhet dhe ishujt grekë janë destinacionet e preferuara të kësaj vere nga artistë të ndryshëm dhe  jo vetëm.

TS Poll - Loading poll ...
View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)