Lajme

Dua Lipa vjen me suprizën e madhe, Donatella Versace krenohet me yllin shqiptar

“Barbie” është një nga filmat të cilët mezi po priten nga fansat, pasi përveçse fabulës, një kast fantastik kanë luajtur në të.

Pjesë e këtij kasti është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila do të shfaqet si një sirenë me flokë blu.

Por, përveçse është pjesë e kastit të aktorëve, Dua ka dhe një tjetër rol të rëndësishëm në këtë film. Ylli 27-vjeçar i pop-it – i cili krenohet me 146.3 milion ndjekës të mediave sociale zbuloi se kënga do të publikohej këtë të premte në mesnatë do të jetë kolona zanore edhe e filmit “Barbie”.

TS Poll - Loading poll ...

Krah miliona komenteve të marra në post, ai që na kapi syrin është pikërisht ai i Donatella Versaces, e cila e thotë me plot gojë dhe krenari që Dua jonë është një “Barbie Versace”.

“Kjo Barbie do të rikthehet me një këngë këtë javë”, shkruajtu Dua në Instagram. Filmi “Barbie” do të publikohet më 21 korrik dhe  përveç Duas, do të ketë edhe emra të tjerë që do të luajnë Barbien shumë dimesionale. Aktorja Hari Nef si Barbie doktoreshë, ylli i “Insecure” Issa Rae si Barbie doktoreshë, Ritu Arya si Barbie gazetare etj.

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)