Lajme

Dy efektivët e forcave “Shqiponja” prangosen nga kolegët. Ja emrat

Detaje të reja nga hetimet për dy efektivët e forcave “Shqiponja”. Raportohet se dy efektivët ishin nën monitorim prej disa kohësh nga AMP pas një konflikti që të dy kanë pasur me një qytetar.

Andi Çelmeta dhe Hashim Xhixha merrnin ryshfet nga qytetarët për lehtësim masash. Pas hetimeve të agjentëve të AMP, është inskenuar një situatë që një automjet ka lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara në prani të dy policëve, të cilët e kanë ndaluar.

Gjatë kryerjes së proceduarave standarde, i infiltruari i AMP, i ka dhënë 100 euro për t’iu shmangur penalizimit. Të dy policët e “Shqiponjave” kanë pranuar lekët, dhe në këtë moment është për arrestimin e tyre në flagrancë.

TS Poll - Loading poll ...