Modelja e njohur kosovare Afrona Dika ka treguar se ndihet shumë e lumtur me lidhjen e saj të re. Së fundmi ajo dhe partneri i saj po shijojnë disa ditë pushimi në Turqi.
Por mesa duket pushimi me njeriun e zemrës, ka bërë që Afrona të ne prezantojë edhe partnerin e ri. Ajo ka ndarë një foto me të dashurin, duke e shoqëruar me një zemër. Partneri i saj është biznesmen në Zvicër dhe quhet James Dyer Smith.
Kujtojmë që modelja Afrona Dika me të dashurin e saj prej muajsh kanë filluar të bashkëjetesën. Kjo lidhje ka nisur pas divorcit me këngëtarin e njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero.