Lajme

EMRAT- Dy vëllezër shqiptarë kapen me 4 milionë euro kokainë në Irlandë

Një gjykatë në Irlandë ka lënë në burg dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetas rumun, të arrestuar gjatë një aksioni anti-drogë pak kohë më parë, ku u sekuestrua edhe një sasi e madhe kokaine.

Në pranga janë vënë vëllezërit Gentian dhe Donatel Dodaj, 39 dhe 22-vjeç si dhe një 22-vjeçar rumun Daniel Afedoaei, pe profesion mekanik.

Të tre të akuzuarit vendosën të mos reagojnë gjatë seancës gjyqësore.
Ata u arrëstuan në qytetin Cork me një sasi prej 60 kilogram kokainë, me një vlerë prej rreth 4 milionë e 300 mijë euro