Lajme

“Ergi po na priste, kishte thikë me vete”| Dëshmitë e plota për vr*sjen e 15-vjeçarit

Dëshmitë e plota të fëmijëve dhe adoleshentëve në Gramsh, që 4 muaj më parë nisën sherrin që përfundoi me një viktimë dhe 4 të burgosur janë publikuar. Të arrestuar për vrasjen e kryer në bashkëpunim janë Ergi Karaj, Stiven Murati, Orgito Carçiu, Xhonatan Çekrezi, shokë të një klase nga shkolla “4 dëshmorët”.

Në emisionin “Fact Check”, Stiven Murati tregon se dorezat dhe thikat i morën në Gramsh dhe në sqarim e sipër dikush i gjuajti me grusht dhe ai reagoi. Ndërsa Orgito Carçiu tregon se sa herë shkëmbeheshin me grupin tjetër shaheshin, ndërsa shkuan për sqarim te fusha e lodrave. Xhonatan Çekrezi thotë se në Gramsh shkuan me makinën e mësuesit, ku i priste Ergi Karaj me një thikë me vete.

Kujtojmë që Fatjon Bici u qëllua me thikë në zemër të martën e 16 majit duke ndërruar për pasojë jetë, në një ngjarje që tronditi opinionin publik.

TS Poll - Loading poll ...

Stiven Klodian Murati, “Jam nxënës i shkollës “4 Dëshmorët” në fshatin Drizë, Bashkia Gramsh. Më dt.16.06.2023 pasi mbarova mësimin rreth orës 13:00 bashkë me shokët Xhonatan Çekrezi dhe Orgito Çarçiu jemi nisur për në qytetin e Gramshit me makinën e profesor Erjol Bici dhe pasi kemi zbritur tek vendi i quajtur stacioni i autobusave, u nisëm në drejtim të shkollës “Asllan Shahini”, ku na priste shoku ynë Ergi Karaj. Sepse para dy ditësh kishim vendosur që të shkonim për të sqaruar një konflikt me një grup djemsh nga lagja “Sporti” me të cilët ishte zënë Xhonatani me Orgiton. Para se të niseshim për në Gramsh, morëm me vete thika dhe doreza, ku unë kisha një dorezë ngjyrë gold, Xhonatani kishte një thikë të vogël, Orgito kishte një dorezë ngjyrë gold dhe një thikë flutur. Kur arritëm afër shkollës pamë një grup djemsh nga të cilët nuk njihja asnjë, por di vetëm që njëri prej tyre quhej Qetsor sepse këtë fakt ma ka thën Orgito. Pashë Ergin, i cili ishte ulur tek stolat. Sapo Ergi i ka parë ata, ka veshi dorashkat, është çuar nga stoli, ka nxjerrë nga xhepi një thikë me ngjyrë të bardhë dhe blu e cila hapej me anë të një butoni dhe i është drejtuar grupit të djemve duke ju thënë “kush kishte sherr me Orgiton”. Ndërkohë Orgito po përpiqej të sqaronte muhabetin me Qetsorin. Pasi folën pak erdhi një djalë me flokët kaçurrela dhe ju drejtua Ergit duke i thëne “pse e nxore thikën apo për presion” dhe e shau Ergin, ndërsa Ergi ju kthye duke e goditur me thikë diku në pjesën e barkut, ndërsa mua më erdhi një djalë tjetër, i cili më gjuajti me grusht në bark dhe ju kundërpërgjigja me grusht sepse dorezën e kisha në xhep. Në atë moment pashë Ergin, i cili po përpiqej të gjuante një djalë tjetër me thikë por ky i fundit është larguar duke vrapuar. Më pas, mora Ergin dhe i thashë “Hajde çfarë bën ashtu” dhe u larguam me vrap në drejtim të Urës së Trashovicës. Gjatë rrugës Ergi më tregoi thikën e gjakosur, të cilën deklaron se nuk ja kishte vënë re, duke më thënë “më duket se i gjuajta atij çunit”. Ishim duke ikur anës lumit që të dilnim te rruga erdhi policia dhe na kapi pa dalë në rrugë.

Orgito Edmond Çarçiu, “Më datë 16.05.2023, shkova në shkollën “4 Dëshmoret”, në fshatin Drizë, si zakonisht. Kam tre shoke të cilët quhen Stiven Murati, Xhonatan Çekrezi dhe Ergi Karaj, ku jemi në të njëjtën klasë me Xhonatan Çekrezin. Të katërt, rreth tre muaj më parë, jemi zënë tek fusha e lodrave tek makinat elektrike në qytetin e Gramshit, ku nga grupi tjetër njoh shtetasin Qetësor Hysa. Kur ishim tek fusha e lodrave jemi sharë me njëri-tjetrin me djemtë e grupit tjetër. Edhe herët e tjera kur jemi shkëmbyer me ta, jemi sharë gjithashtu. Ndërsa dy ditë më parë së bashku me tre shokët e tij, Xhoantani, Ergi dhe Stiven vendosëm që ditën e sotme te shkonin ta takonim Qetësorin dhe shokët e tij që ta sqaronin një herë e mirë këtë muhabet. Me vete kisha një dorezë hekuri ngjyrë gold, e kisha marrë që në mëngjes në shkollë, edhe Xhonatani kishte marrë me vete një dorezë hekuri ngjyrë gold, ndërsa Ergi kishte marrë me vete thikë që hapej me buton dhe një palë dorashka boksi ngjyrë të zezë të cilat i kishte të vetat, ndërsa, Stivën kishte marrë me vete thikë që hapet me dorë dhe një dorezë hekuri. Pas shkolle, së bashku me Stivën dhe Xhonatanin morëm një makinë dhe shkuam në qytetin e Gramshit, ndërsa Ergi erdhi më pas. Të katërt u takuam tek Kosturi në Gramsh, dhe u nisëm për tek shkolla “Allan Shahini” dhe kur arritëm atje pamë Qetësorin bashkë me shokët e tij. Sapo u afruam fillova të komunikojë me Qetesorin për të sqaruar debatin, ndërsa njëri nga Çunat e Qetësorit shau Ergin nga robt e shpisë. Atë person se njoh, por ishte me flokë kaçurrela. Ai goditi Ergin me grusht në fytyrë, pikërisht në këtë moment që ky person goditi Ergin me grusht në fytyrë pashë që Ergi kishte në dorën e djathtë të tij thikën me buton me hapje ngjyrë gri, ku pasi ky person e goditi Ergin me grusht në fytyrë dhe tentoi të largohej atëherë Ergi menjëherë e goditi me thikën në kurriz. Pas këtij veprimi, një nga personat e grupit tjetër ka goditur Stivenin me grusht ne bark. Nuk mbaj mend nëse Stiveni ka goditur njeri apo jo, por pashë vetëm që Stiveni u godit me grusht në bark. Pas kësaj grupi tjetër iku për nga shkolla kurse ne të katërt ikëm për nga gjykata.

Xhonatan Bardhi Çekrezi, “Jam në klasën e tetë në shkollën “4 Dëshmorët” në fshatin Drizë të Gramshit, ku isha në mësim deri në orën e fundit. Jam në të njëjtën klasë me Orgito Carçiu, nga fshati Drizë i Gramshit, ku pas mbarimit të mësimit bashkë me Orgiton e lamë që do shkonim në Gramsh, pasi do blinim atlete. Po aty në fshat kemi takuar Stiv Muratin dhe që të tre bashkë jemi nisur me një makinë, të cilës i kemi ngritur dorën dhe i thamë që donim të shkonin në Gramsh. Të tre bashkë I kemi paguar nga 100 lekë të reja shoferit, i cili është mësues në shkollën tonë dhe quhet Erjol Bici. Pasi arritëm në Gramsh, u takuam me Ergi Karaj, i cili ishte duke na pritur. Aty pashë që Ergi mbante në dorë një thikë e cila hapej me buton, gjithashtu edhe Orgito me vete kishte një thikë, ku Ergi kishte folur ne telefon me Stivenin për t’u takuar, ku pasi janë takuar të katër, jemi nisur për të bërë xhiro në qytetin Gramshit. Duke bërë shëtitje pamë qe tek një fushë basketbolli ishin mbledhur disa persona, nga të cilët njihja një person, i cili quhet Qetësor, për të cilin mendoj se e kisha moshatar ose më i madh apo i vogël dhe me të cilin para 5 muaj isha konfliktuar.

Qetësori ishte bashkë me shokët e tij, që ishin shumë persona bashkë. Ata u mblodhën para nesh duke na thëne që “Pse keni ardhur përsëri apo doni të ziheni me ne?”. Pikërisht në këtë momente ata filluan që të na godisnin me grushte, ku është bërë një rrëmujë. Godita vetëm një me grusht por nuk arrita ta shoh cilin prej tyre pasi ishin shumë veta. Pas kësaj u largova me vrap dhe pas meje erdhën edhe shokët e mi. Dorezën e hekurit e kisha marrë me vete pasi më thanë shokët që do t’i merrnin e mora edhe unë. Familjes nuk i tregova për të sharat dhe konfliktin me Qetësorin dhe shokët e tij pasi mendova se nuk do më shqetësonin më pasi unë s’u kthehesha.