Lajme

Europa, short i vështirë për shqiptaret

Partizani në Champions League ndërsa Tirana, Egnatia dhe Vllaznia në UEFA Conference League. Skuadrat shqiptare kanë çerfifikuar sezonin në selinë e futbollit europian dhe janë caktuar menjëherë në vazot përkatëse për të mësuar pas disa javësh emrat e ekipeve kundërshtare në Europë.

Në bazë të koeficientit të Shqipërisë, Partizani klasifikohet në vazon e ekipeve jo favorite dhe në shortin e raundit të parë që do të hidhet ën 20 qershor, rrezikon të peshkojë skuadra të forta si Ferenzvaros, Slovan Bratislava, Qarabag apo Sheriff Tiraspol e Olimpija Ljubjana.

Ndeshjet e para do të luhen në 11-12 korrik dhe ato të kthimit 1 javë më pas. Në të njëjtën datë do të hidhet edhe shorti i tre skuadrave shqiptare të Superiores për raundin e parë të UEFA Conference League dhe ashtu si në Champions, ato janë klasifikuar në krahun e djathtë të tabelës duke rrezikuar ndeshje derbi me Shkëndijën, Shkupin apo Dritën.

TS Poll - Loading poll ...

Ekipe të tjera të forta që rrezikojnë të peshkojnë Egnatia, Tirana apo Vllaznia janë Maribori, Dinamo Minsk, Domzale apo Dudelange. Datat e ndeshjeve të para janë në 13 korrik ku skuadrat shqiptare do të luajnë që të gjitha në transfertë, ndërsa ajo e kthimit në 20 korrik.