Lajme

“Faleminderit është pak”, Nikos Vertis flet për koncertin në Tiranë: I privilegjuar nga mbështetja e Ramës

Këngëtari grek, Nikos Vertis ka folur për koncertin që mbajti në Tiranë më 25 maj, në stadiumin “Air Albania”.

Ai për mediat greke është shprehur se është ndjerë i privilegjuar që kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga koncerti i tij në Instagram, si dhe për mbështetjen e marrë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Këngëtari është shprehur i emocionuar për pjesëmarrjen e madhe në koncert, duke thënë se për të ishte një surprizë e madhe.

TS Poll - Loading poll ...

“Koncerti që bëra në Tiranë kishte shumë njerëz, ishte një surprizë e madhe. Na pritën që në ditën e parë që mbërritëm në Shqipëri. Është priviligj kur sheh kryeministrin e vendit duke postuar koncertin tënd dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës që i kërkon njerëzve të vijnë në koncertin tim, faleminderit është pak”, tha Nikos Vertis.