Lajme

“Faleminderit Zot!” Çifti i njohur shqiptar prindër për herë të parë

Një lajm i bukur vjen nga një prej çifteve më të komentuara në showbizin shqiptar. Rinori dhe Njomza janë çifti i cili që prej filimeve të tyre kanë “vjedhur” zemrat e shqiptarëve anë e mbanë botës me videot dhe pozitivitetin që i karakterizon.

Së fundmi ata kanë ndarë lajmin e bukur se do të bëhen prindër për herë të parë.  Ata kanë treguar se lajmi i bukur ka ardhur pas një varg testesh së shtatzënisë që kanë rezultuar negative dhe kjo si pasojë e një problemi shëndetësor.

“Pas kësaj kohe të vështirë që patëm dhe mbajtjes së panumërt të testit negativ të shtatzënisë në dorë, ende nuk mund ta besoj.

TS Poll - Loading poll ...

Tani zemra ime nuk është vetëm në trupin tim, sepse e jotja tani po rreh me mua. Nuk mund ta përshkruaj, ti je gjëja më e mirë që mund të na kishte ndodhur.

Presim me padurim kohën kur të rritesh në barkun tim dhe presim akoma më shumë kohën që do të vijë më pas kur të mund të të mbajmë në krahë.

I dashur Zot, FALEMINDERIT për dhuratën më të mirë që mund të kishim marrë”, shkruajnë ata.