Lajme

“Fantomas, këllirë”, Blendi Fevziu injoron sharjet e Arjan Çanit: Nuk më intereson fare…

Blendi Fevziu ka komentuar një reagim të kolegut të tij Arjan Çani, që shpërtheu ndaj tij në sharje vulgare pak ditë më parë në rrjetet sociale, duke e quajtur ndër të tjera, “fantomas” dhe “këllirë”.

Fevziu zgjodhi ta injorojë moderatorin, duke u shprehur se nuk ka shqetësim dhe interes për njerëz që e shajnë dhe se komentet e tyre nuk ndryshojnë asgjë.

Pjesë nga biseda në emisionin “Të Paekspozuarit”:

TS Poll - Loading poll ...

Ylli Rakipi: Do të pyes për një gjë interesante. Një kolegu ynë, që ka filluar të më shajë edhe mua nëpër mesazhe që u dërgon njerëzve, të ka sharë në facebook. Për Arjan Çanin e kam fjalën. Si ka mundësi? Di gjë ti?

Blendi Fevziu: Në përgjithësi jam i ftohtë ndaj komenteve. Nuk më bën përshtypje asgjë. Kam nja 4-5 njerëz, mendimi i të cilëve më intereson, që janë rreth i afërt. Nuk kam shqetësim për askënd që shan. Një periudhë kohe i ripostoja sharjet.

E dyta, është shoqëri e hapur. Përshembull, nëse une mendoj që je budalla, ndryshon gjë kjo?Ja ta zëmë se mendon ti se jam budalla, çfarë ndryshon kjo për mua?

Kjo është tipike e vendeve të vogla dhe shumë të limituara.  Nuk më intereson. Realisht nuk më kushton askund.