Lajme

Flet mjeku i 24-vjeçarit që mb yti nënën me qese

Albi Muhollari mbyti nënë e tij Zeniate Nuhollari, 65 vjeç mbrëmjen e të shtunës më 3 qershor dhe shkak mendohet të jetë gjendja e rënduar psikologjike e të riut.

24-vjeçari ishte kthyer përpara disa ditësh nga SHBA-ja ku jetonte prej vitesh ndërsa kishte shfaqur shenjat e një gjendje të rënduar psikologjike. Familjarët e kishin shoqëruar në spitalin e Përmetit ku pas ekzaminimit ai është diagnostikuar me “çrregullime të humorit”.

“Ai banon në Amerikë, të dhëna nga familjarët për ndonjë problem në Amerikë ose ndonjë dokument spitalor nuk ka. Për herë të parë ka ardhur para dy ditëve në urgjencën e spitalit, është vlerësuar nga ne me qetësinë e duhur, me komunikimin normal, me arsyetimin e pranueshëm, pa shenja agesiviteti, ka marrë një qetësues të zakonshëm dhe është larguar në shtëpi i qetë”, thotë mjeku neurolog Koço Stathodhari.

TS Poll - Loading poll ...

Mbrëmjen e së shtunës gjatë një debati në familje i riu, djali i vetëm i familjes, dyshohet se ka mbytur me qese plastamasi nënën e tij. Ai është ndaluar nga policia e Përmetit. Fqinjët shprehen se kjo familje ka qenë e rregullt dhe djali nuk ka shfaqur më përpara shenja agresiviteti.

“Djali ka qenë në shkollë përsëmbari se unë kam vajzën mësuese, ka qenë djali më i qetë në shkollë, të tërë u habitën, djalë i qetë, nuk e dimë se dimë, fati i keq i të dyve si i djalit dhe i saj, për të dy na vjen keq, djali 24 vjeç pa rritur mirë dhe kjo grua e radhë”, pohon një fqinjë e familjes.

Policia lokale në bashkëpunim me organet e hetimit vazhdojnë punën intensive për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.