Lajme

Flori ripostoi foton krah saj, Soni Malaj rrëfen njëherë e mirë marrëdhënien që ka me këngëtarin

Historia e dashurisë mes Soni Malajt dhe Flor Mumajesit, vazhdon të jetë në memorien e fansave të dy artistëve. Ndonëse, romanca e tyre përfundoi dhe secili prej tyre vahzdoi jetën, ata kanë mbajtur një raport miqësor për “tu patur zili”.

Së fundmi, Soni ka treguar se me Florin janë thjesht miq dhe nuk nuk ekziston asnjë mundësi për rikthim pasi secili prej tyre po vazhdon jetën e tij.

“Unë me Florin tashmë jemi miq edhe vetë e kemi harruar atë gjë. Unë me Florin kemi qenë shumë miq përpara pastaj ndodhi një romancë dhe ju rikthyem pastaj dashurisë tonë të parë që është muzika dhe si miq sërish. Kemi vazhduar jetët tona”, tregoi Soni.

TS Poll - Loading poll ...

E pyetur lidhur me foton që këngëtari ripostoi disa muaj më parë ku shihej teksa puthej me të, Soni tha: Ka qenë një emocion në rini, ka qenë diçka shumë e sinqertë dhe e ka rikujtuar ndoshta për të bërë diçka analoge që dhe Luizi me Kiaran kanë një dashuri të sinqertë. Unë me Florin nuk është se flasin për jetët tona ne thjesht kemi mbetur miq kontaktohemi herë pas here i themi njëri- tjetrit si je mund të marri ndonjëherë ndonjë mendim përsa i përket gjërave muzikore kështu që nuk ka asnjë rikthim.