Lajme

Forcat izraelite vrasin katër anëtarë të Xhihadit Islamik

Në qytetin e ndezur të Jeninit, janë bërë funeralet për katër anëtarë të fraksionit të armatosur, Xhihad Islamik, të vrarë nga ushtria izraelite gjatë natës. Njëri thuhet gjithashtu se ka qenë themelues i Brigadave Jenin, një grup lokal luftëtarësh.

Banorët thonë se një sulm izraelit me dron goditi një shtëpi në qendër të kampit të refugjatëve Jenin dhe se më pas pati shkëmbime të rënda zjarri mes ushtarëve izraelitë dhe personave të armatosur palestinezë.

Buldozerët ushtarakë izraelitë shkatërruan harkun e veçantë të dyfishtë në hyrje të kampit si dhe një memorial të bërë nga hekurishtet e mbetura pas një operacioni të madh izraelit në 2002. Disa dyqane u shkatërruan.

TS Poll - Loading poll ...

“Duket si Gaza,” thotë një gazetar lokal. Zyrtarët palestinezë shëndetësorë thonë se që nga 7 tetori më shumë se 120 palestinezë në Bregun Perëndimor janë vrarë nga forcat izraelite të sigurisë dhe kolonët izraelitë. Disa komunitete palestineze gjithashtu janë zhvendosur me forcë nga kolonët.

Një koalicion prej 30 grupesh të të drejtave të njeriut dhe OJQ-ve në Izrael po i lutet komunitetit ndërkombëtar të ndalojë valën e dhunës së kolonëve.