Lajme

FOTO/ Mijëra euro për një natë, pushimet luksoze të Arjola Demirit dhe Adriana Matoshit

Tashmë të gjithë e dini që Arjola Demiri dhe Adriana Matoshi janë shoqe të ngushta. E çfarë bëjnë dy shoqe të ngushta? Sigurisht që udhëtojnë dhe këtë gjë kanë bërë së fundmi edhe dy vajzat.

Destinacioni i radhës për dy shoqet ka qenë Egjipti dhe sigurisht nuk kishin si të mungonin as edhe fotot.

Ka qenë vetë Arjola e cila në llogarinë e saj në “Instagram”, ka publikuar disa foto krah Adrianës dhe shkruan:  Edhe jemi zënë këto ditë për mospërputhje karakteresh, jo plazh, jo xhirojmë, tani jo pastaj, jo restorant italian, jo japonez hehe por fotografitë bashkë i kemi flakë (për çfarë ziheni ju me shoqen e ngushtë).

TS Poll - Loading poll ...

Ndërkohë,  këto pushime të artisteve mund të quhen me plot gojën luksoze, pasi mjaftoi një kërkim i vogël në internet dhe rezultoi se hoteli ku ato po qëndrojnë arrin mbi 1 mijë euro nata.