Lajme

FOTO/ Në lidhje me Karim Adeyemin, Loredana shtatzënë për herë të dytë?

Loredana prej disa javësh ka bërë publike lidhjen e saj me futbollistin e njohur Karim Adeyemin. Dyshja nuk kanë nguruar të postojnë foto së bashku në rrjetet sociale, duke treguar se po shijojnë romancën e nisur mes tyre.

Por një detaj nuk u ka shpëtuar syrit të fansave në rrjetet sociale. Në foton e fundit të postuar nga vetë këngëtarja ka rënë në sy barku i fryrë. Menjëherë kanë nisur pyetjet dhe kureshtja e fansave është shtuar për një shtatzani të mundshem të artistes.

Vjen të theksohet se Loredana nga lidhja e saj me Mozik ka një vajzë të quajtur Hëna dhe tashmë kanë nisur edhe aludimet se artisja mund të jetë në pritje të ëmbël.

Foto nga Insta-Story i Loredana/ © Creditsinstagram.com/loredana/
Foto nga Insta-Story i Loredana/ © Creditsinstagram.com/loredana/