Lajme

Futi kontrabandë një sasi bizhuterish floririnj, arrestohet një person në Durrës (EMRI)

Artur Mici është arrestuar ditën e sotme nga Policia pasi u kap me mallra kontrabandë.

Policia sekuestroi një sasi bizhuterish floriri (177 unaza, varëse, ora), 1900 euro dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë. Policia kreu kontroll të detajuar, në vijë të dytë, një automjet furgon që drejtohej nga Mici, që udhëtonte nga Italia për në Durrës.

Gjatë kontrollit të detajuar, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në furgon, 1900 euro dhe bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Durrës, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M. dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme