Lajme

GJKKO lë në burg ish-shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj

Gjykata e Posaçme GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-shefin e Komisariatit të Kurbinit, Dritan Metaj, i cili u arrestua pak kohë më parë.

Metaj ka pasur një rol të rëndësishëm lidhur me grupin kriminal që drejtohej nga Gëzim Çela, për trafikimin e lëndëve narkotike.

Metaj duke qenë shef i komisariatit në Kurbin, kryente rolin e transportuesit të anëtarëve të grupit të Çelës, të cilët kështu qarkullonin të lirë, për të trafikuar lëndë narkotike.

SPAK i ka të gjitha provat për veprimtarinë e kriminale të grupit dhe lidhjet me Dritan Metajn, kjo dokumentohet edhe me sekustrimin e celularëve, ku janë gjetur biseda të shumta mes Çelës dhe shefit të komisariarit të Kurbinit.

Prokuroria e Posaçme e SPAK zhvilloi një operacion disa javë më parë, ku ra në pranga shefi i Policisë së Laçit dhe u shpallën në kërkim tre shtetas të tjerë.

Bëhet fjalë për shtetasit: Gëzim Çelaj, banues në Fushë Kuqe; Arben Dalipaj, banues në Vlorë; Roland Guza, banues në Durrës dhe Dritan Metaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Laç.

Ky operacion është vazhdim i atij të quajtur “Flakë në det”, i zhvilluar më 15 gusht në mes të detit. Ai u organizua në bazë të inteligjencës policore dhe u realizua nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Posaçme, GDF-në, zyrën e Interforcës italiane në Shqipëri dhe FRONTEX-in.