Një vjedhje e pazakontë ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e kaluar, teksa aventura fatmirësisht ka përfunduar brenda disa minutash.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Lungomares Vlorë, ku një grua e ka lënë makinën e saj “Range Rover” të ndezur dhe me bllokazh për të shkuar në market. Ajo është kthyer për pak minuta, por nuk e ka gjetur më mjetin.
Policia pas marrjes së informacionit është vënë menjëherë në ndjekje, ndërsa fal kamerave të sigurisë që gjendjen në qytet është mësuar itinerari i lëvizjes.
Policia ka mundur ta rrethojë e ta ndalojë të riun që vodhi makinën në autostradë, pranë fshatit Panaja.
Hajduti i makinës rezulton të jetë një i ri nga qyteti i Fierit, i moshës rreth 35 vjeç. A.Goxhaj, autori i vjedhjes rezulton me precedent të mëparshëm, teksa vetëm 3 ditë më parë ishte shoqëruar në polici. Reagimi i policisë ka qenë e menjëhershëm ndërsa autori është ndaluar dhe shoqëruar në komisariat.