ShowBizzz

“Heidi hap sytë, Romeo fallco” / U tha se e nisi Jetmiri, piloti zbulon kush e nisi dronin e famshëm për çiftin!

Parashutisti Arbër Xhaja ka zbuluar personin që dërgoi dronin për Heidin dhe Romeon.

Teksa ishte i ftuar në një lidhje me Skype në ‘Fun Club’, ai tregoi se droni ishte porosi nga një vajzë që jeton në Itali, mirëpo nuk tregoi identitetin e vajzës dhe sqaroi se droni nuk ka lidhje me Jetmirin, ashtu sikurse u aludua në rrjet.

Kujtojmë se në atë dron shkruhej:

TS Poll - Loading poll ...

“Stop maskilizmit, Romeo Fallco! Heidi hap sytë

Heidi u pa e habitur dhe e shqetësuar pas mbërritjes së dronit, ndërsa Romeo hyri sërish në shtëpi pas leximit të tij duke e injoruar atë çka shkruhej në të.

Pas dronit, Heidi u shpreh se nuk ishte ndikuar, por as edhe nga banorët e tjerë. Ndërsa Romeo u shfaq i prekur nga ai dron dhe qëndroi gjatë gjithë kohës i heshtur.



lokimagazine