Lajme

Iftari shtohet në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s

Agjencia e Kombeve të Bshkuara për Kulturë (UNESCO) ka shtuar iftarin që përgatitet nga besimtarët myslimanë gjatë muajit të Ramazanit në listën e trashëgimisë kulturore.

“Iftari (i quajtur edhe eftar ose iftor) përgatitet nga myslimanët për t’u ngrënë pas perëndimit të diellit në muajin e Ramazanit”, ka thënë UNESCO.

Iftari lidhet me mbledhje, “forcim të lidhjeve familjare dhe promovon bamirësi, solidaritet dhe shkëmbime kulturore”, është thënë në njoftim.

Në shumë shtete myslimane, është traditë që iftari të niset duke ngrënë një hurme, të shoqëruar me një çaj.