ShowBizzz

Ilda Lumani: Sara Hoxha e ftuara e parë në Piter Pan, në Klan!

Skenaristja e “X Factor” Ilda Lumani dhe Kleansa, finalistja e cila u rendit në vendin e tretë në finalen e madhe, ishin të ftuara te Rudina këtë të enjte.

Ilda Lumani: Sara Hoxha e ftuara e parë në Piter Pan, në Klan!

Teksa folën për gjithë eksperiencën në “X Factor”, program i cili i tejkaloi të gjithë pritshmëritë, Ilda Lumani zbuloi se këtë të premte do të jenë sërish ‘live’ me një tjetër program shumë të dashur për të gjithë shqiptarët “Piter Pan”.

TS Poll - Loading poll ...

“A fillon ‘Piter Pan’ nesër direkt menjëherë, po kur u bëtë gati kaq shpejt”, u shpreh me habi Rudina, teksa me humor e të qeshura, Lumani tha, “Ne kemi lindur gati”, duke zbuluar se e ftuara e parë e këtij edicioni do të jetë blogerja e njohur Sara Hoxha dhe fituesi i “X Factor” Alis.

Ilda Lumani: Sara Hoxha e ftuara e parë në Piter Pan, në Klan!

Plot surpriza do të jetë mbrëmja e sotme, ku piterpanistat do të nisin këtë aventurë të bukur në televizionin Klan.

 



bal