Lajme

IMT i prish lokalin në Dhërmi, pronarja: Më janë zhdukur edhe 5 milionë lekë

IMT është shfaqur sërish në Dhërmi. Fadromat e Bashkisë Himarë kanë zbritur sot në Dhërmi ndërsa kanë nisur shembjen e një objekti lokal.

Sipas pronarëve kjo ndërhyrje ka nisur sot ndërkohë që në objekt nuk gjendet asnjë prej familjarëve. Këta të fundit sot nuk janë gjendur në Dhërmi, ndërsa janë njoftuar nga gjitonët për ndërhyrjen.

Shembja është e paligjshme thotë pronarja Valbona Sakaj. Objekti është në proces legalizimi dhe nuk kanë asnjë njoftim për shembjen.

TS Poll - Loading poll ...

Sakaj u shpreh se kam shkuar në Himarë, topografi më ka treguar se ndërtimi është bërë brenda pronës sime, edhe pse mua më kishin mashtruar dhe më kishin marrë 20 milionë lekë për truallin. Mora në telefon kryetarin e bashkisë dhe nuk më hapi telefonin, nuk është IKMT por IMT ajo që po ndërhyn.

Avokatit tim i bëjnë presion, që të mos më mbrojë, pasi pretendojnë që të marrin truallin. Më kanë nxjerrë jashtë fëmijët, ndërkohë që unë kam një djalë të sëmurë. Para disa ditësh mora një kredi te fondi BESA dhe 5 milionë lekë i kisha atje në tavolinë, por që tashmë nuk janë.

Ma kanë prishur godinën për interesa të oligarkëve.