Që prej 1 marsit, shkencëtari amerikan Joseph Dituri, një oficer i marinës amerikane në pension dhe drejtor i Bordit Ndërkombëtar të Mjekësisë Nënujore ka jetuar në një kapsulë 100 metra katrorë, të vendosur në një thellësi 6 m në Oqeanin Atlantik.
Synimet janë tërësisht shkencore dhe objektivi për të qëndruar 100 ditë nën ujë pothuajse është duke u arritur, duke thyer çdo rekord të mëparshëm.
Në faqen e tij në Instagram, Joe përditëson ndjekësit për ecurinë e eksperimentit që synon studimin e ndikimit të një mjedisi nën presion në trupin e njeriut për një periudhë të gjatë kohore.