Lajme

Juliana Pasha mban dasmorët në këmbë, këndon “Bella ciao” dhe kërcën me Erion Veliajn (VIDEO)

Këngëtarja Juliana Pasha ka performuar në një dasmë duke i vënë “zjarrin” atmosferës.

Juliana Pasha me këngët e saj ka mbajtur dasmorët në këmbë duke kënduar dhe kërcyer. Pasha ka qenë në dasmën ku ka kurorëzuar dashurinë Stela dhe Denisi dhe i ftuar në këtë dasmë ka qenë edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Këngëtarja ka ndarë një video në “Instagram”, ku shihet në mes të sallës, duke performuar “Bella Ciao”. Duket se Veliaj është “zhveshur” nga rrobat e politikanit dhe ka shijuar ritmet e muzikës.