Lajme

Kaosi në Kuvend, Rama: Veprime të tilla i bëjnë njerëzit kur humbin kontrollin

Kryeministri Edi Rama nga Shkodra ka komentuar dhe tensionet e krijuara paraditen e kësaj të hëne në seancën plenare nga deputetët e opozitës.

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, Rama tha se parlamenti është marrë “peng” nga një person i kërkuar nga drejtësia, referuar ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas kryeministrit, këto akte i bëjnë ata persona, të cilët kanë probleme me drejtësinë dhe nuk u intereson halli i atyre që i kanë votuar.

“Në parlament është një hall tjetër shumë i madh i dikujt, thonë, por nuk është vetëm njëri, por janë disa që kanë probleme me drejtësinë dhe që e kanë marrë peng parlamentin me akte që zakonisht i bëjnë njerëzit kur dalin nga kontrolli”, tha ai.

Paraditen e kësaj të hëne seanca plenare zgjati vetëm 14 minuta. Grupi i Sali Berishës dhe Gazment Bardhi përsëritën të njëjtin skenar duke krijuar kaos në sallën e Kuvendit.

LEXO EDHE: FOTOLAJM/ Flamur Noka përjashtohet nga seanca, tentoi t’i vinte zjarrin Parlamentit

Ndërkohë, për dy deputetët e Rithemelimit, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, do të referohen materiale në SPAK, pasi ndezën tymuese dhe u vendosën flakën letrave me të ciat donin që të digjnin karrgiet e mbledhura pirg para foltores. Ndaj Nokës dhe Vokshit, janë ngritur dy akuza, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”.