Lajme

Këngëtari mirditor surprizohet nga Luiz Ejlli, pas vargjeve që i thuri kur ishte në “Big Brother”

Gjovalin Filopati, një këngëtar dhe artist i njohur mirditor, është surprizuar me një telefonatë video nga Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother Vip”. Ai e ka falenderuar për vargjet që i thuri kur ishte pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ashtu siç ka bërë me ndjekësit e tij dhe personat e tjerë që e kanë mbështetur gjatë “BB VIP”, Luizi ka telefonuar dhe Gjovalin Filopatin për ta falenderuar.

Në videon e shpërndarë nga familjarët e këngëtarit mirditor, sot në pension, të dy shfaqen duke biseduar përmes video-telefonatës.

TS Poll - Loading poll ...