Lajme

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë takim pune me David Wisner

efundit

Bordi i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z. David Wisner dhe znj. Allison Dyess, Shefe e Seksionit Politik dhe Ekonomik, për një shkëmbim të hapur dhe miqësor pikëpamjesh.

Në fokus të bisedimve ishte rëndësi e thellimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe SHBA-Shqipëri dhe përpjekjet e ardhshme për forcimin e partneritetit strategjik, veçanërisht në funksion të zhvillimeve shqetësuese globale.

“Ne mbetemi të përkushtuar për të adresuar sfidat urgjente në fushat që lidhen me sundimin e ligjit, luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, forcimin e institucioneve demokratike, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, si fusha themelore të reformës në axhendën tonë të anëtarësimit në BE.

Misioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë është të mbështesë Politikën e Jashtme Kombëtare Shqiptare në emër të interesave të kombit në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, ” theksohet në njoftimin e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.