Lajme

Këta janë fituesit e garës ndërkombëtare “Tiranathlon”

Përfundon edicioni i tretë i garës ndërkombëtare “Tiranathlon”, ku morën pjesë mbi 200 garues nga 18 vende të ndryshme të botës. Ky event i madh sportiv, u organizua në Parkun e Liqenit të Farkës. Aktiviteti përkoi edhe me vitin kur Tirana mban titullin Qyteti Europian i Sportit, ku u bënë bashkë tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap.

Fituesit e garës sipas kategorive janë si më poshtë:

SPRINT – MESHKUJ

TS Poll - Loading poll ...

1. Panagiotis Polyzos

2. Kivanc Sahinkaya

3. Angelos Vozikis

SPRINT – FEMRA

1. Iva Pavlovic

2. Evelina Bobujani

3. Danai-Elina Makridaki

OLYMPIC – MESHKUJ

1. Borislav Palashev

2. Strahinja Trakic

3. Albion Ymeri

OLYMPIC – FEMRA

1. Anastasia Peycheva

2. Konstantina-Nantia Zyntzanaki

3. Gergana Stoyanova

OLYMPIC RELAY

1. Eduard Dalla

2. Miti Kote

3. Kristo Naci

SPRINT RELAY

1. Bujar Bakiu

2. Dorian Hoxhallari

3. Julian Lekocaj