Lajme

Kiara Tito moderatore në Turqi, zbulohen detaje nga formati që do të nisë së shpejti, ja vipat që do bëhen pjese

Ajo çfarë dimë të sigurt deri më tani, është se moderatoren Kiara Tito, do ta shohim në emisionin veror “Kepi i Tundimeve”. Më herët u bë me dije se Kiara do të jetë prezantuesja e këtij sezoni, ndërkohë së fundmi janë bërë me dije dhe emërat të cilët do të marrin pjesë në këtë format.

“Kryefjala” zbulon se ky edicion i “Kepit” do të vijë me personazhe VIP, ku të pranishëm do të jenë një pjesë e mirë e banorëve të Big Brother Vip1 dhe Vip2.

Mësohet se në vilën e “Kepit të Tundimeve” do të jenë Jori Delli, Ronaldo Sharka, MEvlan Shaba me parteren e tij, ndërsa opinioniste do të jetë Monika Lubonja.  Madje, madje thuhet se emisioni do të xhirohet në Turqi. Derisa këto lajmë të konfirmohen nga vetë organizatorët mbeten veçse thashetheme korridori.