![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/koha-ka-ndalur-per-xhoana-nanon-gruaja-e-ish-kryeministrit-shfaqet-ne-superforme_64708ed1c7f87.jpeg?resize=702%2C447&ssl=1)
Xhoana Nano, gruaja e ish-kryeministrit Fatos Nano sot feston 50-vjetorin e lindjes.
Duket se koha për Xhoana Nanon ka ndaluar, pasi në disa foto në 50-vjetorin e lindjes ajo shihet e kuruar deri në detaj dhe në top formë.
Ka qenë artistja e njohur shqiptare e make up-it, Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.
“Happy birthday. Koha ka ndaluar për ty”, shkruan ajo në krah të fotos.
Kujtojmë që ish-kryeministri Fatos Nano dhe bashkëshortja e tij Xhoana, prej disa vitesh ndodhen në Vjenë, por duket se për këtë ditë të veçantë Xhoana është kthyer në Shqipëri.