Lajme

“Kosova është zemra e Serbisë, është kala e jona”, sportisti vazhdon me deklaratat skandaloze: Mbështetje për të gjithë serbët, ata po dëbohen

Situata prej disa ditësh në Veri të Kosovës është shumë e tensionuar. Serbët nuk lejojnë marrjen e pushtetit lokal nga shqiptarët në katër komunat, teksa janë përleshur edhe me Policinë.

Në lidhje më këtë situatë ka bërë deklarata skandaloze edhe tensti i njohur serb, Novak Djokovic, i cili ka theksuar se Kosova është zemra e Serbisë.

 “Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën”, do të theksonte fillimisht tenisit, ndërsa nuk do të ndalej me kaq, pasi në konferencën përr shtyp pas fitores ndaj Alexandër Kovacevic do të vazhdonte me “bëmat” e tij.

 “Si serb më dhemb shumë kjo që po ndodhë në Kosovë. Njerëzit tanë po dëbohen nga komunat. Më e pakta që mund të bëjë ishte kjo. Ndjehem përgjegjës si person publik dhe djali i një njeriu që ka lindur në Kosovë. Ndjej nevojën të tregoj mbështetje për gjithë Serbinë. Nuk e di se çka sjell e ardhmja për popullin serb dhe Kosovën, por është shumë e nevojshme të tregohet përkrahje.

Nuk e di çka do të ndodhë, e di që ka pasur pyetje nga gazetarët ndërkombëtarë se a do të më dënojnë. Nuk kam asnjë pendesë, do ta bëja sërish. Jam kundër luftës dhe konflikteve, këtë e kam treguar gjithnjë. Situata me Kosovën është precedent sipas kartës së OKB-së dhe të gjitha të drejtave. Më vjen keq për situatën në të cilën jemi. Kosova është vatër e jona, kala e jona. Atje është bërë beteja më e madhe, atje ndodhen manastiret më të rëndësishme. Arsyet janë të shumta e sidomos pasi ajo është e vërteta”, shtoi 36-vjeçari.

Kujtojmë se Federata e Tenisit e Kosovës ka njoftuar se do të kërkojë dënimin e Djokovicit nga ana Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.