Lajme

Kurban Bajrami, publikohet ora dhe vendi ku besimtarët mysliman do falin namazin

Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme festën e Kurban Bajramit.

Bashkia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë Komunitetit Mysliman duke vënë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.

Aktiviteti do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit deri në orën 07:30. Ndërkohë përgatitjet në sheshin “Skënderbej” kanë nisur.

Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit do të bëhet edhe lirimi i hapësirës publike dhe sheshi “Skënderbej” do i rikthehet aktivitetit normal për t’u shfrytëzuar nga qytetarët.