Kushte atmosferike të paqëndrueshme, si parashikohet moti për këtë të diel

Sipas MeteoAlb: Vendi ynë do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, ku vranësirat dhe shirat do të jënë prezente, herë pas here në formë rrebeshi. Mesdita do të sjellë intervale me kthjellime përgjatë vijës bregetare duke lënë me shira të dobët dhe të izoluar zonat malore dhe pjesërish zonat e ulëta.

Gjatë nates pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar shira të dendur në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 10°C deri në 27°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi kryesisht, Perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.

TS Poll - Loading poll ...

Kosova

Nën mbizoterimin e vranësirave të dendura vijon sërish, republika e Kosovës ku herë pas here do të gjenerojnë reshje por sasia e tyre do të jetë e pakët. Parashikohet që pas mesditës dhe në vijim të ketë përmirësim të përkohshëm të

kushteve atmosferike duke bërë që të shfaqen intervale te shkurta kthjellimesh pothuajse në të gjithë territorin e republikës së Kosovës. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes pritet sërish shtim i vraneisrave duke gjeneruar reshje shiu në të gjithë Kosovën.

Maqedonia e Veriut

Nën ndikimin e masave ajrore te paqëndrueshme, vijon Republika e MV ku vranësirat dhe shirat do te jene prezentepor në sasi te pakta. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim te vranësirave në të gjithë republikën e MV duke ri-sjellë rrebeshet e shiut në të gjithë territorin e MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore./abcnews.al



Related Articles

Back to top button