Lajme

Luftime të ashpra gjatë natës mes Izraelit dhe Hamasit, rritet numri viktimave

Luftime dhe bombardime intensive ka pasur gjatë natës gjatë përplasjes mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza.

Izraeli ka vazhduar bombardimet në Rripin e Gazës edhe pasi OKB-ja bëri thirrje për një armëpushim humanitar.

E teksa luftimet vijojnë, në të nëjtën ritëm vijon fatkeqësisht të rritet dhe numri i viktimave. Të paktën 8,306 njerëz, përfshirë 3,457 të mitur janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimet hakmarrëse nga Hamasit. Lajmin e ka bërë me dije ministria e drejtuar nga Hamasi.

Zhvillimet e momenteve kryesore nga 24 orët e fundit:

  • Izraeli ka vazhduar bombardimet në Rripin e Gazës edhe pasi OKB-ja bëri thirrje për një armëpushim humanitar dhe dha paralajmërime të tmerrshme për situatën brenda enklavës.
  • Kryeministri Benjamin Netanyahu ka përjashtuar mundësitë për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke thënë se Izraeli do të vazhdojë me planet për të zhdukur Hamasin.
  • Më herët, Shoqëria Palestineze e Gjysmëhënës së Kuqe raportoi se zona rreth spitalit Al-Quds në qytetin e Gazës ishte nën bombardime të forta nga forcat izraelite.
  • Ndërkohë, numri i të vdekurve është rritur në 8,306 njerëz – përfshirë 3,457 të mitur – sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila drejtohet nga Hamasi.
  • SHBA ka thënë se pret që do të ketë një rritje të konsiderueshme të ndihmës që shkon në Gaza në ditët në vijim
  • Njoftimi vjen mes paralajmërimeve nga OKB-ja se shumica e fëmijëve tani kanë vetëm ujë të kripur për të mbijetuar
  • Më shumë se 200 pengje mbahen ende nga Hamasi në Gaza, por të hënën Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se kishin liruar me sukses një nga ushtarët e saj – Privatin Ori Megidish – nga grupi militant.