Lajme

Luizi e bëri “hasha” si shok, Meridiani i nxjerr të vërtetat këngëtarit: Me origjinë është nga Dukagjini, me të fejuarat tona kemi shkuar në Paris

Meridian Ramçaj ka folur për herë të parë lidhur me miqësinë me fituesin e Big Brother Vip Luiz Ejlli si dhe ka treguar të vërtetën e tij.

Pasi Luizi e bëri “hasha” miqësinë me të duke thënë se e njeh thjesht si fytyrë, Meridiani ka treguar disa fakte mjaft interesante të cilat rrëzojnë poshtë deklaratën e këngëtarit.

Ish-banori i Big Brother Vip 1, ka rrëfyer se me Luizin kanë pasur një miqësi mjaft intesive përgjatë viteve 2011-2016 dhe se së bashku me të fejuarat e tyre asoj kohe kanë bërë dhe një udhëtim në Paris.

TS Poll - Loading poll ...

Gjithashtu, Meridiani ka treguar se personi i parë që i ka dërguar Luizit veshje brenda në shtëpi ka qenë pikërisht ai, duke zbuluar më tej edhe një fakt tjetër interesant për këngëtarin për të cilin tha se është me origjinë nga Dukagjini, pavarësisht se ka lindur në qytetin e Shkodrës.

“Nuk e kisha të lehtë të vija. Nuk do doja që të vërtetën ta thoja në një studio televizive. Ajo që më pak prekur më shumë është intervista e fundit e atij. I tha gazetarit unë të njoh aq sa të njoh ty. Nuk e di për ju a fusni njerëz në shtëpi që nuk i njihni. Ka qenë një periudhë nga viti 2011-2016 që kemi qëndruar shumë shpesh bashkë, thuajse përditë bashkë me Jonin me Luizin, te lokali që unë menaxhoja. Shoqëria ka qenë shumë i ngushtë. Kam qenë pjesë e festave që bëheshin në Durrës, pushimet në Paris bashkë. Unë kam foto të këtyre kohëve. Nuk të pret kush në Francë në shtëpi. 5 vjet kam ngrënë bukë te shtëpia e tij bashkë me të fejuarën time, bashkë me të fejuarën e Luizit. Kam qenë pjesë e partyve që bëhen në darkë të rezidenca qeveritare”, tha ai për “Neës24”.

“Ai e ka kompleks ta thotë që është nga Dukagjini me origjinë, pavarësisht se ka lindur në Shkodër. Nuk e di pse e tha me përbuzje këtë pjesën. E kam parë shpesh Luizin të thotë që miqtë e mi kanë përfituar. Tani ose jam shok dhe mik, ose nuk jam. Unë e shoh se është i ngarkuar dhe e kuptoj kush e ka ngarkuar. Rrobat e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Ai jashtë kishte lënë një njeri që nuk kishte 10 mijë lekë në shtëpi. Parfumet e para në shtëpi ia kam futur unë Luizit. Unë nuk kam kërkuar nga Luizi as të më falenderojë për këtë gjë”, shtoi Meridiani.