![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/05/ndryshime-te-bujshme-ne-televizion-klanifornia-largohet-nga-tv-klan_647307a1266c4.jpeg?resize=1140%2C694&ssl=1)
Nga sezoni i ardhshëm televiziv spektaklin e humorit “Klanifornia” nuk do e shohim më në TV Klan.
Lajmi është bërë i ditur nga burime ekskluzive për “Vip Magazine” ku thuhet se programi i humorit ka mbyllur kontratën me televizionin kombëtar.
Nuk dihet nëse trupa e humorit do të zhbëhet apo do të zhvendoset në sezonin e ardhshëm në një tjetër ekran televiziv.
Deri më tani, ndër aktorët e humorit që ka njoftuar largimin nga ky televizion është Jul Deda, i cili ditën e djeshme ka postuar edhe foton e fundit në ambientet e tij.