Lajme

Ngordh qeni i Paris Hilton, modelja bën dedikimin prekës: Për 23 vite mbushe jetën time me dashuri

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Paris Hilton ka njoftuar vdekjen e qenit të saj. Duke bërë homazhe në rrjetet sociale ajo u tha ndjekësve të saj se qeni ishte më shumë se thjesht një kafshë shtëpiake dhe ishte familje për të.

“Sot, zemra ime thyhet ndërsa i them lamtumirë chihuahuas time të çmuar, Harajuku B*tch”, shkroi ajo në Tëitter.

Krahas një serie fotosh, Hilton tha se “për 23 vite të pabesueshme, ajo mbushi jetën time me kaq shumë dashuri, besnikëri dhe momente të paharrueshme”.

TS Poll - Loading poll ...

Modelja e famshme postoi më tej një seri dedikimesh prekëse.

“Nga shkëlqimi dhe magjepsja në momentet e qeta prapa skenave, ajo ishte gjithmonë aty, një top i vogël dashurie, që ndriçonte edhe ditët më të errëta. Ne ndamë kaq shumë kujtime, të qeshura dhe lot.

“Pusho i qetë, e dashura ime e ëmbël. Faleminderit që bekove jetën time me dashurinë tënde të pakushtëzuar. Do të jesh përgjithmonë engjëlli im i vogël, i humbur përgjithmonë dhe i dashur përgjithmonë. Ti mund të jesh ikur fizikisht, por gjurmët e tua të putrave në jetën time nuk do të zbehen kurrë. Pusho butësisht, mik i ëmbël, duke e ditur se do të jesh gjithmonë i dashur dhe i munguar.”

Paris e mbylli njoftimin duke shkruar:  “Të dua dhe të më mungon përgjithmonë #TheOG Queen. #RIP”