Lajme

Nis mbledhja e grupit parlamentarë të PD, ja deputetët që po marrin pjesë dhe përplasja

Grupi parlamentar i PD-së është mbledhur sot me kërkesë të Gazmend Bardhit për të diskutuar mbi situatën politike në vend, por edhe zhvillimet brenda vetë PD. Më herët u raportua nga medet se deputetët do të shpalosin propozime të caktuara sa i përket riorganizimit të partisë si edhe zgjedhjes së kreut të ri.

Pritet që prej deputetëve të ketë propozime të caktuara sa i përket riorganizimit të PD, zgjedhjes së kryetarit të ri, koha kur do të futet PD në proces zgjedhor dhe më pas propozimet të kalojnë nesër në mbledhjen e kryesisë së PD-së. Këto ditë ka pasur nga deputetë të ndryshëm propozime për të vazhduar reflektimi deri në gjetjen e një rruge për tu bahkuar me Rithemelimin. Gjithashtu disa deputetë kanë propozuar që PD të mos futet në zgjedhje por të drejtohet për disa kohë në mënyrë kolegjiale së bashku me Rithemelimin. Të tjerë janë kundër këtyre opsione dhe kërkojnë nisjen urgjente të riorganizimit të PD dhe zgjedhjen e kryetarit të ri, pas Rithemelimi u prit për një vit e gjysmë dhe ka refuzuar çdo ofertë.

Deputetët që po marrin pjesë:

TS Poll - Loading poll ...

Arbi Agalliu
Qani Xhafa
Dhurata Cupi
Helidon Bushati
Ferdinand Xhaferri
Bledjon Nallbati
Zheni Gjergji
Lefter Geshtenja
Saimir Korreshi
Andia Ulliri
Ramadan Likaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Dash Sula

Mungojnë:
Enkelejd Alibeaj
Lulzim Basha
Orjela Nebiaj
Jorida Tabaku
Kreshnik Çollaku