Lajme

Një muaj pas zjarrit në firmën ‘Kurum’, kastastrofa mjedisore kalon në heshtje

Anëtari i Partisë së Lirisë, Denis Hidri, ka rikujtuar katastrofën mjedisore me të cilën bashkëjetuan një muaj më parë për më shumë se 24 orësh banorët e Elbasanit në Kurum.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Hidri shkuan se katastrofa ekologjike kaloi me heshtje.

“KURUM 🏭 Katastrofa ekologjike e cila per me shume se 24 orë perfshiu Elbasanin nga 6 .12. 2023, kalohet me heshtje,” shkuan në postim.

Ndërkohë pak kohë më parë prokuroria ka nisur procedimin penal për zjarrin që ka rënë në impiantin e përpunimit të skrapit në pronësi të kompanisë “KURUM”, mirëpo prej atij momenti nuk u dëgjua më të flitej për të.

Për hetimin u ngarua një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar janë kryer veprimet e para hetimore me qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka filluar hetimet kryesisht, duke regjistruar procedimin penal nr. 1309, datë 07.11.2023 për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës” të parashikuar nga neni 201 i Kodit Penal, pasi u mor dijeni në lidhje me ngjarjen e datës 06.11.2023 ku në një masiv me skrap të ndodhur në ambjentet e brendshme të ish Kombinatit Metalurgjik Elbasan, të administruara aktualisht nga shoqëria “Kurum” ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha që ka shkaktuar ndotje të madhe në mjedisin e zonave përreth dhe më gjerë në Bashkinë Elbasan.

Për hetimin e këtij procedimi penal është ngarkuar një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe tre oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, të cilët në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Shtetit kanë kryer veprimet e para hetimore në kuadër të procedimit penal të sipërcituar, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes së ndodhur“, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

Newsbomb.al raporton se kjo nuk ishte hera e parë që këtë zonë biente zjarr, pasi edhe gjatë verës dhe periudhave të tjera të vitit, aty ka pasur vatra zjarri të befasishme për shkak të materialeve që grumbullohen, siç janë bateritë e makinave, por autoritetet nuk kanë marrë masa.

Vetë kompania ka pretenduar se zjarri është shkaktuar nga aktivizimi i metaleve që janë grumbulluar për skrap, si pasojë e reshjeve të shiut që kanë rënë ditët e fundit.

Banorët e zonës, nga ana tjetër thonë se materialet e skrapit në Uzinën e Çelikut në pronësi të kompanisë “KURUM” ishin bërë “mal” prej muajsh dhe nga neglizhenca dhe mos-përpunimi në kohë, tani duhet të vuajnë kontaminimin e ajrit në shëndetin e tyre.