Lajme

“Nuk e filluam ne luftën”, Netanyahu përjashton një armëpushim

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është shprehur i qartë se nuk do të ketë një armëpushim.

Ai tha se nuk mund të ketë një armëpushim dhe se janë në luftë me kohën për të zbrapsur militantët e Hamasit.

“Ashtu si SHBA-të nuk do të bien dakord për një armëpushim pas bombardimit të Pearl Harbor ose pas sulmit terrorist të 11 shtatorit, Izraeli nuk do të pajtohet me një ndërprerje të armiqësive me Hamasin pas sulmeve të tmerrshme të 7 tetorit,” thotë ai.

Ai thotë se Izraeli nuk e filloi luftën, por do ta fitojë atë dhe shton se Hamasi është pjesë e “boshtit të së keqes” që po formohet Irani.