Lajme

Nuk ka “Sunny Hill” këtë vit në Prishtinë! Zbulohet arsyeja pse u shty festivali

Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet këtë vit në Prishtinë. Lajmi bëhet i ditur nga oganizatorët e eventit, të cilët thanë se festivali do të mbahet në fillim të gushtit të vitit 2024.  Arsyeja sipas tyre është se po e përgatisin një “shtëpi” të përhershme në Bërnicë për mbajtjen e këtij eventi.

Kujtojmë se edhe vitin e kaluar festivali u shty për shkak të mosmarrëveshjes me Komunën, pasi kjo e fundit nuk ishte pajtuar fillimisht që festivali të mbahej në Parkun e Gërmisë, por më pas e kishte lejuar një gjë të tillë.

“Tash ka ardhur koha ta bëjmë një hap tjetër të madh përpara. Këtë vit, ne po bëjmë gati shtëpinë tonë të re, hapësirën e përhershme të festivalit në Bërnicë. Një vend i cili ua mundëson gjithë pjesëmarrësve ta marrin përvojën më të mirë  që ata të gjithë e presin dhe meritojnë.

TS Poll - Loading poll ...

Përjetimet e paharrueshme që i sjell Sunny Hill Festival janë më të rëndësishmet. E pjesëmarrësit në festival e meritojnë absolutisht më të mirën. Në të gjitha aspektet, përfshirë edhe hapësirën kushtuar festivalit, me infrastrukturën e plotë.

Ne besojmë se nxitimi i procesit të punës do të zvogëlonte cilësinë dhe esencën e asaj që Sunny Hill Festival e përfaqëson. Duke qenë edhe vet fansa të muzikës dhe festivaleve, ne besojmë shumë në ofrimin e përvojës unike dhe të jashtëzakonshme që ne si festival duhet ta ofrojmë.

Prandaj, kemi marrë vendimin e vështirë për ta shtyrë edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival, që t’i japim kohë krijimit të hapësirës së re. Ruani datat për një edicion masiv të Sunny Hill Festival në fundjavën e parë të gushtit 2024.”- thuhet në njoftimin e Sunny Hill Festival.