Lajme

Ofendimet drejt fëmijëve të tij, Qetsori i prekur: Fansat e Luizit…

Ish-banori i Big Brother Vip 2 Qetsor Ferrunaj ka folur për eksperiencën në këtë “realityshoë”.

Ai është shprehur i lënduar pasi ndjekësit, fansat e Luizit kanë ofenduar dhe sharë fëmijët e ish-banorit të BBV.

“Kur kam dalë, na kanë sharë shumë fëmijët. Fansat kanë qenë shumë të përfshirë në ofendime dhe na kanë lënduar. Fëmijët të paktën, nuk u kanë bërë asgjë. Ato që kanë nxjerrë nga goja dhe i kanë shkruar, besoj se do t’u kthehen në shtëpitë e tyre.

TS Poll - Loading poll ...

Vërtet ndihem i lënduar sepse ofendimet kundrejt fëmijëve janë të rënda. Janë të paarsyeshme në radhë të parë. Në radhë të dytë, janë shumë të rënda. Një prind i përjeton shumë rëndë. Unë, kur isha atje, u mundova të mos shaj askënd, sepse e di që kanë një prind.

Pavarësisht se ata atje brenda e dinë që mund të përballen me çdo situatë, por familjarët mundësisht ishin jashtë këtyre përfshirjeve. Tipa dhe karaktere të ndryshëm janë gjendur shumë të guximshëm, duke shkruar ofendime nga më të çuditshmet” tha Qetsori në “S’e luan Topi”.