Lajme

Paralajmëron Bardhi: S’do e lëmë PS-në që të mbajë seancë normale

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi në “Opinion” në “Tv Klan” ka folur në lidhje me situatën e krijuar ditën e sotme në Kuvend.

Ai tha se është maxhoranca ajo që po e shtyn opozitën në skenarë ekstremë, teksa paralajmëroi se nuk do ketë seancë normale për aq kohë që opozitës i mohohet e drejta.  Ai madje ka ftuar edhe deputetët e Lulzim Bashës që t’i bashkohen kësaj “proteste”.

“Mazhoranca po e shtyn opozitën në skenarë ekstreme. Sa kohë opozitës do t’i mohohet çdo e drejtë nuk do të ketë asnjë seancë normale. Nëse nuk arrihet kështu do të dalim në rrugë. Ata nuk na lejojnë të bëjmë punën tonë, ne nuk i lejojmë të bëjnë punën e tyre. Grupi i Bashës është i ftuar të bashkohet, edhe sot duhet të ishin aty”, tha Bardhi ndër të tjera.