ShowBizzz

Përfundon edicioni i 5-të i ‘X Factor Albania’, ja kush u shpall fitues

Alis është shpallur fituesi i madh i “X Factor Albania 5” në Tv Klan. I gjendur përballë Jet, ai ka triumfuar, duke siguruar më shumë vota nga publiku.

Djali nga Shkodra rrëmbeu zemrat e publikut javë pas javë, me një transformim të vërtetë. Alis është padyshim një nga talentet më brilante të zbuluara këtë edicion. Ai ishte pjesë e grupit të udhëhequr nga Arilena Ara.

Jet u rendit në vendin e dytë. Ai është padyshim një nga zërat më të bukur në qarkullim dhe na ka mahnitur me performancat e tij gjatë këtyre javëve. I krahasuar me Michael Jackson, Prince apo The Weeknd, Jet arriti të siguronte vendin e parë në talent-show.

TS Poll - Loading poll ...

“Unë di të them se jam gëzuar më shumë kur fitova vetë. Kam qarë, jam emocionuar me Alisin. Mendoj se Shqipëria ka fituar një talent të jashtëzakonshëm dhe rruga e tij sapo ka filluar. Për shumë pak ditë do të publikojmë duetin tonë të parë. Jam tmerrësisht krenare për ty Alis, edhe po të mos fitoje më ke bërë shumë krenare. Je zëri që dua të më përfaqësojë, muzika e vëshëve që dua të dëgjoj dhe ti meriton botën”, u shpreh Arilena Ara.

Në këto katër muaj, spektatorët u mbërthyen në magjinë e këtij show të mrekullueshëm. Emocionet e këtij spektakli nuk njohën kufij. Nga Amerika në Japoni, nga Evropa në Afrikë, ‘X Factor Albania’ bashkoi shqiptarët në mbështetje të talenteve të reja të muzikës shqiptare.

Nga 30 konkurrentë në fazën e vilave të jurisë, 16 prej tyre morën “Po-të” duke siguruar një vend në netët Live në 3 kategori: Kategoria e Vajzave, Kategoria Mix dhe Kategoria e Djemve.



lokimagazine