Lajme

“Përmbushi jetën time, e shikoj në kamera kur fle”, Eleni Foureira tregon për emocionet që i solli lindja e djalit

Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira ka rrëfyer për emocioenet që ka përjetuar nga ardhja në jetë e djalit.

Ajo është shprehur pas një koncerti që ka mbajtur në Selanik, se djali ka përmbushur jetën e saj, ndërsa ka thënë se fëmija është gjëja më e mirë që ka bërë në jetë.

“Ishte ëndrra ime më e madhe dhe ka një përmbushje të madhe tek unë. E mbusha atë boshllëk ”, tha këngëtarja në fund për ardhjen e djalit të saj.

Po vrapoj, jam i çmendur. I shikoj kamerat gjithë ditën kur ai fle. Gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë në jetën time. Ne ia dalim tani që jam në turne. Gjithcka mire. (Me Alberto) Njëri mbështet tjetrin, e dini si shkojnë këto ”, shtoi këngëtarja e njohur.