Lajme

Përplasi për vdekje me motor këmbësoren në rrugën Belsh-Grekan, arrestohet i mituri

Ka rënë në prangat e policisë 16-vjeçari i cili përplasi për vdekje mbrëmë këmbësoren 75-vjeçare në rrugën Belsg-Grkan.

I mituri drejtonte motorin pa leje drejtimi.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga ra edhe një 54-vjeçar, të identifikuar me inicialet P.Ç., pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri.

“Një 16-vjeçar, pasi me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen R. L., 75 vjeçe (këmbësore), e cila për pasojë humbi jetën. Për këtë rast, u arrestua dhe shtetasi P. Ç. , 54 vjeç, banues në fshatin Grekan, pasi ka larguar nga vendi i aksidentit, motorin që drejtonte i mituri”, njofton policia.