Lajme

“Po më arrestojnë”, Argita Malltezi flet për akuzat ndaj bashkëshortit dhe babait

Si rrallëherë Argita Malltezi, bashkëshortja e Jamarbër Malltezi dhe vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, ka folur në lidhje me arrestimin e burrit të saj, si dhe marrjen si person nën hetim të babait të saj për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani.

Ajo ka treguar se bashkëshorti i saj kishte shkuar në aeroport për të marrë atë, por që nuk kanë arritur të takohen pasi u arrestua nga policia.

Argita ka treguar se personi i parë që ka telefonuar ka qenë vëllai i saj, Shkëlzen Berisha, teksa arrestimin e burrit të saj e quan sulm politik dhe se Jamarbër Malltezin e arrestoi “pushteti policor i Edi Ramës”.

“Nuk arrita të takohesha me të. I gjithë momenti kronometrik i veprimit ishte i mirëmenduar. Zbrita fola me të dhe pas pak më tha po më arrestojnë. Dola jashtë dhe nuk ishte aty. U arrestua nga pushteti policor i Edi Ramës. E prisnim se mund të ndodhte kjo nga Rama, por nuk kishim asnjë informacion.

Më pas më ka tmerruar manipulimi i tmerrëshm i fakteve në lidhje me çështjen. Nuk flasim për gjëra komplekse. Do ua tregoj me fakte. I pari që mora në telefon ishte vëllai im, prindërit nuk doja t’i shqetësoja.

Me Abin arrita të flisja pas dy ditësh. E prisja që edi Rama mund të bëntë cdo gjë. Po nuk e prisja në arë rast. Vajzave u thash që të vazhdojnë normalisht dhe me kujdes përditshmërinë e tyre.

Është rrëshqitje e rëndë e shtetit të së drejtës, për të gjithë sistemin që mban në këmbë shtetin shqiptar. Sot unë u jam mirënjohëse që më keni ftuar, e di shumë mirë se çfarë vlere ka vala dhe hapësira kohore televizive. Të jesh i vërtetë në atë që thua është liri që ti të veprosh në një strukturë që ti e njeh, e beson, po të mos ishte bërë ai deklarim njerëzit do të kishin më shumë paqartësi. Jam përpjekur të zbatoj çdo ligj, çdo rregull, çdo sistem normash morale. Për këtë shkak qëkur kam mbaruar dhe jam futur në Fakultetin e Drejtësisë kam ruajtur çdo lloj dokumentacioni që ka të bëjë me jetën dhe të ardhurat e mia, është një armë e fortë për mua, jo me shtrembërime me manipulime provash,”, tha ajo ndër të tjera për “Top Story” në “Top Channel”.