Lajme

Po ndërtonin murin, punëtorët gjejnë një predhë luftarake në Klos

Disa punëtorë në Klos kanë gjetur mëngjesin e kësaj të diele një predhë të pa shpërthyer.

Burime për meidat bëjnë me dije se punëtorët gjetën predhën e pa shpërthyer në një mur, teksa po ndërtonin. Predha luftarake është konstatuar pasi është zbuluar nga dheu dhe nga verifikimet paraprake dyshohet të jetë e pa shpërthyer pasi ka ende djegoren në të.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit teksa disa punëtorë po gërmonin për hapjen e një themeli për ndërtimin e një muri pranë një banese. Dyshohet se ajo predhë është aty që nga viti 1997.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka rrethuar zonën në mënyrë që të mos preket predha nga askush, raporton BW. Po ashtu, mësohet se është njoftuar Ministria e Mbrojtjes e cila pritet të dërgojë grupin e xhenios që të bëjë të mundur zhvendosjen e predhës luftarake, ndërsa do të kontrollohet vendi nëse ka predha të tjera.