Lajme

Prangosen dy kinezët që tentuan të dilnin nga Rinasi me pasaporta të falsifikuara

efundit

Dy shtetas të Kinës janë arrestuar në kushtet e flagrancës nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas, pasi kanë tentuar të dalin nga vendi ynë në rrugë ajrore me pasaporta të falsifikuara.

Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç kanë paraqitur në sportele pasaporta të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara.

Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara, ndaj ata janë prangosur në flagrancë dhe 4 pasaportat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, krahas punës së përditshme për t’iu ofuar shërbim korrekt shtetasve shqiptarë dhe atyre të huaj që hyjnë ose dalin në këtë pikë të kalimit kufitar, kanë shtuar kontrollet për goditjen e krimeve kufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore.

Si rezultat i kontrolleve është goditur një rast i tentativës për të kaluar kufirin, me pasaportë të falsifikuar. Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas kanë arrestuar në flagrancë shtetasit kinezë:

  1. Sh., 27 vjeç dhe Ch. Ch., 52 vjeç.

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, secili nga këta shtetas ka paraqitur pasaportë të Koresë së Jugut, të cilat pas verifikimeve rezultuan të falsifikuara. Gjatë kontrollit fizik, këtyre shtetasve iu janë gjetur pasaportat e tyre kineze, me të njëjtat gjeneralitete si pasaportat e falsifikuara. 4 pasaportat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.